Gjermani, shqiptari nga Kosova ekzekuton familjen
Bavari, 5 prill - Landi gjerman i Bavarisë është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku protagonist është një shqiptar nga Kosova, i cili ka ekzekutuar familjen e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ajet K., 40 vjec, ka plagosur me pistoletë të shoqen Dinore K., dhe më pas ka vrarë djalin e quajtur Aulon. Bashkëshortja e plagosur kishte arritur të lajmëronte policinë para se kryefamiljari të qëllonte mbi të.
Sipas medieve gjermane, edhe fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe kishin lajmëruar policinë, e cila disa minuta më vonë kishte arritur dhe i kishte gjetur të vdekur djalin pesëvjeçar dhe të atin, babanë e tij.
Gruaja e vrarësësit, njëkohësisht nëna e viktimës, aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa djali tjetër, Ronarti, dy vjeç, nuk kishte lëndime dhe për të po përkujdeset një ekip për intervenime në kriza.