29 Prill 2024

Gjermani, Serbi vret emigrantin shqiptar nga Kosova

Bielefeld, 7 mars -  Një shtetas serb ka qëlluar për vdekje një shqiptar nga Kosova pranë punëtorisë së tij në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane, viktima që u vra ishte 36 vjeç dhe se po punonte në punëtorin e tij për ngjyrosjen e makinave, që e kishte hapur si biznes privat.

Mediat kanë hedhur poshtë pretendimet se kosovari ishte përfshirë në trafikimin e drogës dhe se kjo ka qenë arsyeja e vrasjes nga ana e serbit, që është i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së narkotikëve.

Familja e emigrantit të ri shqiptar ka theksuar para policisë gjermane se djali i tyre nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë persona tjetër dhe se po shikonte punën e tij në punëtorin.

Konstruksionet e deritanishme te policisë shpjegojnë se serbi kishte goditur atë prapa shpine përderisa ai ishte duke shkuar tek makina e tij.

Policia theksoi se paraprakisht ka pasur një grindje midis kosovarit dhe katër serbë, dy prej të  cilëve gjenden në arrest dhe pritet që sipas versionit të tyre të zbardhin ngjarjen, por përkundrazi ata kanë mohuar të flasin diç me policinë.

36 vjeçari që ishte baba i dy fëmije (12 dhe 7 vjeç) ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital, për shkak të plagës së rëndë.

Dy personat që e dërguan ate drejt spitalit ishin shqiptarë emigrantë, njëri prej të cilëve nga Maqedoni.

Ata i thanë policisë se kishte nisur një zënkë në parkingun e makinave dhe që ky konflikt kishte kulmuar me shkëmbim grushtas, që më pas çoi që serbi të shtiej me pistoletë. Por, dy emigrantët shqiptarë nuk kanë dhënë detaje tjera, për shkak të frikës nga hakmarrja nga serbët.

Familja e viktimës ka kërkuar kryerjen e obduksionit  dhe zbardhjen e rastit, ndërsa është bërë kërkesa për varrimin e tij në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)