06 Maj 2024

Gjermani, pritet vendimi për Arid Ukën

Berlin, 10 shkurt - Një gjykatë në Frankfurt do të japë në orët e ardhshme vendimin për të riun kosovar që vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë, në një sulm të motivuar nga ekstremizmi fetar, më parë gjatë 2011-s.

Arid Uka, 22-vjeçar hapi zjarr drejt trupave ushtarake, në dalje të aeroportit të Frankfurtit.

Gjatë gjyqit, Uka shfaqi shenja të thella pendese dhe argumentoi se u radikalizua nga videot ekstreme që pa në internet, në disa faqe propaganduese.

Ai e konsideroi sulmin si një hakmarrje për vuatjet që kishte kaluar populli afgan nga pushtimi i koalicionit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA. Megjithatë, Uka ka bërë të qartë që nuk ka patur asnjëherë kurrfarë kontakti me ndonjë organizatë islamike ekstreme.

Për vrasje të shumëfishtë në rrethana të cilësuara, Uka rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi në një burg gjerman. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)