14 Maj 2024

Gjermani, arrestohet kosovari që dërgonte njerëz në Siri

Berlin, 10 shtator - Në valën e arrestimeve kundër personazheve të involvuar në vepra terroriste në Gjermani, policia gjermane informoi se ka arrestuar edhe një shtetas nga Kosova.

Sipas informatave të lëshuara nga policia, kosovari 24 vjeçar u arrestua në autobusin i cili ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Arrestimi i tij është bërë që nga data 2 Shtator, por për shkak të hetimeve policia ka hezituar të lëshoj ndonjë informatë.

Gjykata në München kishte lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar për 24 vjeçarin nga Kosova, pasi ai kishte organizuar persona të moshave të ndryshme të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani që të udhëtojnë për në Siri që ti bashkëngjiten luftës për Xhihad.

Së bashku me të, policia ka arrestuar edhe një shtetas turk 21 vjeçar, i cili kishte bashkëpunuar me të , duke organizuar kështu kalimin e kosovarëve nga Turqia për në Siri.

Shtetasi nga Kosova mohon të ketë organizuar persona për Xhihad, përderisa shtetasi turk shpjegon se ai donte të udhëtoj për në Kosovë dhe pastaj të kthehet prapë për në Gjermani.

Gjykata në München, ka ngritur akuzën ndaj tyre si dhe kishte aktivizuar fletëarrestin ndërkombëtar pasi kishte mbledhur fakte të mjaftueshme duke përgjuar telefonatat si dhe veprimet e ndryshme të kosovarit për organizimin e \"luftëtarëve të Xhihad-it\".

Në kompjuterin e shtetasit nga Kosova, policia ka gjetur fakte të mjaftueshme në veçanti, tentimin për manipulimin e shtetasve nga Kosova për të kaluar në luftën e Xhihad-it.

Mbi këtë arrestim është informuar edhe ambasada e Kosovës në Gjermani, mirëpo për shkak të vazhdimit të hetimeve nga policia refuzon të jap identitetin e këtij personi./INA/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)