25 Dhjetor 2024

Gjenerata 2025 e kadetëve të rinj të FSK-së dhanë betimin e tyre solemn

Prishtinë, 1 tetor - Ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së,  u mbajt sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, zv.komandantit të FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, drejtorit të NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter, zyrtarëve tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë si dhe familjarëve, 20 të rinj dhe të reja solemnisht dhanë betimin si kadetë të FSK-së dhe nënshkruan kontratat për shërbim në FSK.

Pas intonimit të himnit shtetëror, me fjalë rasti u adresuan ministri i Mbrojtjes, Aremnd Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi si dhe komandanti i QSU-së, major Ali Haxhimustafa.

Me këtë rast, para të pranishmëve ministri Mehaj theksoi se në fokusin e tij mbetet avancimi i sistemit të arsimimit dhe stërvitjes në FSK.

“Kjo do të realizohet me koncepte të përputhshme me bazën doktrinore bashkëkohore  të vendeve partnere dhe standardeve të NATO-s të cilat janë bashkë me ne pandërprerë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së. Sikur edhe më parë, edhe sot, QSU me kadetët e saj është  imazhi më i bukur dhe më i dashuri i gjithë  Kosovës”, tha ministri Mehaj.

Duke iu drejtuar kadetëve të rinj, ministri Mehaj i porositi ata që tu përkushtohen studimeve që pastaj si oficerë të drejtojnë e komandojnë me kompetencë vartësit e tyre, për të përmbushur misionin kushtetues dhe detyrat ligjore në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Ndërsa zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, theksoi se Qendra për Studime Universitare tashmë ka krijuar traditë në edukimin e oficereve si një vatër e dijës dhe e shkencës ushtarake.

“Djemtë dhe vajzat e diplomuara në këtë qendër janë duke dhënë kontribute të jashtëzakonshme në Forcë, por edhe po përfaqësojnë në nivel të lartë FSK-në në të gjitha shkollimet dhe stërvitjet bashkë me aleatët tanë”, tha gjeneralmajor Cikaqi me këtë rast.

Qendra për Studime Universitare e FSK-së funksionon që nga viti 2005 dhe nga kjo Qendër deri më tani kanë dalë mbi 100 oficerë të FSK-së, të cilët shërbejnë në nivele dhe njësi të ndryshme komando-shtabore të FSK-së.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)