06 Maj 2024

Gjeneralmajor Rama qëndroi për një vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 24 dhjetor - Zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneralmajor Rrahman Rama së bashku me drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, kolonel Ilir Qeriqi dhe drejtorin  e Departamentit të Personelit, kolonel Skënder Zhitia, bazuar në planin bilateral, për bashkëpunim me Ushtrinë e Turqisë, për vitin 2012, kanë vizituar Korpusin e 3-të (Korpusi i 3-të i NATO-s për zbarkime të shpejta) në Stamboll, Turqi.

Gjeneralmajor Rrahman Rama, gjatë qëndrimit në Korpusin e Tretë të NATO-s, në Stamboll, është pritë nga Gjenerali Yalçın Ataman, (gjeneral me 4 yje), Komandant i Armatës së Parë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, si dhe nga gjenerallejtënant Kenan Hüsnüoğlu, komandant i Korpusit të 3-të.

Gjatë pritjes në Korpusin e 3-të, delegacioni i FSK-së, është njoftuar (përmes brifingjeve) me përgatitjet e përgjithshme të Korpusit të 3-të, para zbarkimit.

Të dy delegacionet kanë biseduar për shkëmbimin e përvojave dy palësh, në këtë fushë, dhe për mundësinë e përfshirjes së oficerëve të stafit të FSK-së, në kuadër të këtij korpusi.

Gjithashtu, gjeneral Rama dhe delegacioni që ai kryesoi, kanë vizituar edhe Brigadën e 66 –të të Mekanizuar, ku janë pritë në një takim të veçantë nga Gjeneralbrigade Başak, komandant i kësaj Brigade, i cili e ka njoftuar Gjeneral Ramën, gjerësisht me aktivitetet e kësaj brigadë, dhe më pas është bërë një prezantim i pajisjeve (armëve) që i përdor kjo Brigadë.

Delegacioni i FSK-së u kthye në Kosovë, me premtimet për një bashkëpunim në të gjitha fushat, me interes të përbashkët.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)