Gjeneralmajor Michele Risi komandant i ri i KFOR-it
Prishtinë, 19 nëntor - Sot në Kampin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.
Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.