Gjeneralmajor Kajari ia dorëzonë komandën e KFOR-it gjeneralmajor Ristuccia
Prishtinë, 10 tetor - Sot në shtabin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII.
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch, do të kryesojë ngjarjen.
Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari, do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.
Pas përfundimit të ceremonisë, Zyra e KFOR-it për Marrëdhënie me Publikun do të vërë në dispozicion të mediave përmbajtjen dhe imazhet.