Gjeneralmajor Figliuolo vizitë në Serbi
Nish, 11 dhjetor - Sot, Komandanti i KFOR-it Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, kaloi një ditë në takim të nivelit të lartë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara të Serbisë (FAS), Gjeneral Ljubisa Dikovic, në Nishë në Serbinë jugore.
Takimi që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe mirëkuptimin u zhvillua në një atmosferë shumë të mirë. Gjeneralmajor Figlioulio diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë me Gjeneralin Dikovic, duke iu referuar ndërmarrjeve ushtarake në veçanti, ku bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe FAS-it është shumë i rëndësishëm.
Komandanti i KFOR-it përmendi përmirësimin e siutatës së sigurisë në Kosovë dhe nënvizoi që këto të arritura janë bërë duke i falenderuar përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe FAS-it.
Ai gjithashtu konfirmoi përpjekjet e vazhdueshme të paanshme të misionit të NATO-së në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të sigurojë lëvizjen e lirë, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për të ndihmuar dhe mbështetur progresin, demokracinë dhe modernizimin e Kosovës.
Ky takim në Nishë, vjen pas takimeve në Tiranë dhe Shkup, të mbajtur gjatë muajve të kaluar. Është pjesë e planit të takimeve të bisedave të nivelit të lartë të kryera në pajtueshmëri me Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTU), të njohur si Traktati i Kumanovës.
Në këtë kuptim, Komandanti i KFOR-it kohë pas kohe takon Shefat e Mbrojtjes të shteteve që kufizohen me Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it.