23 Dhjetor 2024

Gjeneralmajor, Bashkim Jashari merr detyrën e Komandantit të FSK-së

Prishtinë, 30 nëntor - Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, priti në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse.

Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)