Gjenerallejtënant Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Bruksel
Bruksel, 14 dhjetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga data 11-14 dhjetor, qëndroi për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Gjatë qëndrimit, ai u takua me përfaqësues ushtarak të SHBA, Shqipërisë dhe Kroacisë, etj., si dhe kryesuesin e komitetit ushtarak të NATO-s.
Gjeneral Rama diplomatët ushtarak i ka njoftuar për të arriturat, sukseset dhe profesionalizimin dhe avancimin e FSK-së, dhe nga të gjitha takimet mori mbështetje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për ngritjen dhe avancimin e nivelit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pati takime të veçanta me Misionin e SHBA-ve në NATO, me Komitetin e Politikave dhe planeve nga vendet anëtare të Quintit, si dhe përfaqësues të disa vendeve anëtare të NATO-s.
Gjithashtu, gjenerallejtënant Rrahman Rama zhvilloi takim edhe me gjenerallejtënant Wiermann, përfaqësues ushtarak në NATO nga Republika Federale e Gjermanisë, si dhe me gjenerallejtënant Andrej Falkowski, përfaqësues ushtarak në NATO nga Republika e Polonisë.
Komandanti i FSK-së, takim të veçantë zhvilloi edhe me gjenerallejtënant Mate Paden, përfaqësues ushtarak në NATO dhe Bashkim Evropian nga Republika e Kroacisë si dhe me kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, gjeneralin me katër yje, Pavel, etj.
Vlen të theksohet se gjatë vizitës së Komandantit të FSK-së, në Bruksel, delegacioni i FSK-së u prit edhe nga gjeneral major Qemal Shkurti dhe kolonel Idriz Haxhijaj, përfaqësues të Shqipërisë në NATO.
Në të gjitha takimet, gjenerallejtënant Rrahman Rama ishte i shoqëruar nga përfaqësuesi i misionit diplomatik të Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, atasheu i FSK për vendet e Beneluksit, nënkolonel Ahmet Ajeti si dhe këshilltari ushtarak, major Berat Shala.
Në të gjitha takimet, gjeneral Rama i njoftoj ushtarakët për zhvillimin, të arriturat