Gjenerallejtënant Kastrati viziton Gradën Kombëtare të Iowa-s
Iowa, 17 qershor - Nga data 9 qershor 2013 Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati i shoqëruar nga Gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli dhe oficer të lartë të FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare Gradës Kombëtare të Iowa-s në SHBA.
Gjatë vizitës së punës Komandanti i FSK-së do të takoj komandantin e Gardës Kombëtare te Iowa Gjeneralmajorin Tim Orr dhe do të vizitoj ushtrimin fushor vjetor të Gardës Kombëtare te Iowa ,,Operacionet Vjetore Trajnuese që po i mban Garda Kombëtare e Ajovës nga data 08-22 qershor 2013.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati gjithashtu do të vizitoj pjesëtarët e FSK-së të përfshirë në këtë ushtrim dhe 5 pjesëtarë të tjerë që po marrin pjesë në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në Kampin DogDes Moins.
Komandanti i FSK-së me stafin e tij me datë 13 qershor 2013 ka marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të nënkolonel Agron Bajramit në Kampin Fort Leavenworth Knazas City.
Komandanti i FSK-së do të qëndroj në vizitë zyrtare deri me datën 18 qershor 2013.