Gjenerallejtënant Kadri Kastrati udhëtoi për në SHBA
Prishtinë, 10 qershor - Komandanti i Forces së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneralbrigade Gëzim Hazrroli dhe major Fadil Hoxha, udhëtuan sot, për një vizitë zyrtare në Shtete e Bashkuara të Amerikës, (SHBA).
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, gjatë qëndrimit në SHBA, do të ketë takime me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Orr, si dhe do të vizitojë ushtrimin fushor vjetor të Gardës Kombëtare të Ajovës Operacionet Vjetore Trajnuese që po i mban Garda Kombëtare e Ajovës, nga data; 08-18 qershor 2013.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, gjithashtu do ti vizitojë edhe pjesëtarët e FSK-së, të cilit po marrin pjesë në këtë ushtrim, dhe, 5 pjesëtarët tjerë të FSK-së, që po marrin pjesë në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në Kampin DogDes Moins.
Gjeneral Kastrati së bashku me stafin e tij, më 13 qershor 2013, do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të nënkolonelit të FSK-së, Agron Bajrami, në Campin Fort Leavenworth Knazas City.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, gjatë qëndrimit në SHBA, do të ketë takime pune edhe me personaliet tjera të Gardës Kombëtare të Ajovës.