Gjenerali Shchwartz vlerëson të arriturat e MPB-së dhe Policisë
Prishtinë, 10 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim të veçantë, Gjeneral lejtant, Mark Shchwartz, shef i komandës amerikane për operacione speciale në Evropë.
Gjatë një bisede shumë të përzemërte dhe përmbajtjesorë, ministri Hyseni dhe Gjenerali Shchwartz trajtuan aspekte të ndryshe të gjendjes së sigurisë në Kosovë.
Gjenerali Shchwartz vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe Policisë së Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit. Ndërsa ministri Hyseni falënderoi SHBA-të për përkrahjen që i jep Kosovës në këtë fushë.
Në mënyrë të veçantë u diskutua programe të ndryshe të trajnimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.