16 Maj 2024

Gjenerali Klaus Reinhardt, takon liderët e VV-së

Prishtinë, 14 qershor - Sot, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte për vizitë Gjenerali Klaus Reinhardt i cili në vitin 2000 ishte komandant i KFOR-it në Kosovë. Ai po qëndron në Prishtinë me rastin e konferencës \"15 vjet të ndërtimit të paqes në Kosovë - Mësimet e mësuara për rajonin\" dhe erdhi i shoqëruar nga Koordinatorja për Programe e zyrës së Fondacionit socialdemokrat gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”, znj.Besa Luzha.

Gjeneralin Reinhardt nga Lëvizja VETËVENDOSJE! e pritën Kryetari Albin Kurti dhe z.Rexhep Selimi. Ata e falenderuan Gjeneralin Reinhardt për rolin dhe kontributin e tij në Kosovën e pasluftës. Në këtë takim u diskutua për sfidat e shtetndërtimit, zhvillimit dhe demokratizimit në Kosovë me theks të posaçëm në çështjen e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Dr.Reinhardt dhe z.Selimi po ashtu evokuan kujtimet nga koha kur bashkëpunuan për ndërtimin e Shërbimit Policor të Kosovës dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët në përgjithësi.

Gjenerali Reinhardt dhe z.Kurti e z.Selimi shprehën interesimin për vazhdimin e kontakteve dhe takimeve edhe në të ardhmen.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)