Gjenerali Halbauer sot merr komandën e KFOR-it
Prishtinë, 7 shtator - Komandanti i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë do të jetë gjeneralmajori Volker Halbauer, për të katërtën herë radhazi një gjeneral i Bundesverit, i cili zëvendëson gjeneralmajorin Erhard Drews.
Gjenerali gjerman, Folker Halbauer, do të marrë sot komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
KFOR-i ka bërë të ditur se ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës do mbahet sot në Kampin Film City në Prishtinë.
Ne ceremoninë, që do të zhvillohet në Prishtinë, Halbauer do të pranojë detyrën nga komandanti i deritashëm i KFOR-it, Erhrad Drevs.
Halbauer është komandanti i gjashtë i KFOR-it, që nga vendosja e trupave ndërkombëtare në Kosovë, më 1999.
Bundesveri ka rreth 900 ushtarë në Kosovë, çfarë është kontingjenti më i madh kombëtar.
Në ceremoninë e sotme të dorëzim-pranimit të përgjegjësive pritet të marrë pjesë edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, admirali Samuel Loklir.