Gjenerali gjerman në krye të trupave të KFOR-it
Prishtinë, 3 gusht - Komandanti i divizionit të tankeve në Sigmaringen, Erhard Bühler, merr komandën e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes në Kosovë, KFOR.
Gjeneralmajori do të mbajë për një vit, duke filluar nga shtatori, përgjegjësinë për afro 10.000 ushtarë nga 30 kombe, njoftoi divizioni të hënën.
Në trupën mbrojtëse të NATO-s bëjnë pjesë edhe 1.500 ushtarë gjermanë.
Deri tani trupa ndërkombëtare e mbrojtjes kishte në krye një tjetër gjerman, gjeneralin Markus Bentler.