17 Maj 2024

Gjenerali austriak viziton KFOR-in

Prishtinë, 13 nëntor - Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo, priti dje, në Shtabin e Përgjithshëm (SHP) të KFOR-it në Prishtinë, gjeneral lejtnant Franz Reiszner, Komandant i Komandës së bashkuar të forcave austriake. 

Gjenerali Figliuolo diskutoi me gjeneralin Reiszner për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontributin e Kontingjentit austriak dhënë KFOR-it. Në mbledhje gjithashtu ishte i pranishëm edhe gjenerali austriak brigade, Anton Waldner, Zëvendës Komandant i KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi faktin që KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe ndihmojë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë, si dhe si reagues i tretë, vazhdon të përkrahë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në aktivitetet e tyre.

Gjenerali Figliuolo shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe ndihmën austriake ndaj misionit të KFOR-it. Ai theksoi rezultatet e shkëlqyeshme dhe profesionalizmin e lavdërueshëm të ushtarëve austriakë. 

Aktualisht, Kontingjenti austriak përbëhet nga rreth 540 ushtarë. Ushtarët e Forcave të Armatosura Austriake kryesisht zbarkohen në Pejë si pjesë e Grupit Shumëkombësh Luftues – Perëndim, në Kampin e Prizrenit dhe në Prishtinë, si pjesë e personelit të SHP të KFOR-it dhe Grupit të bashkuar për mbështetje logjistike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)