Gjeneral Risi i dorëzon komandën e KFOR-it Gjeneral Franco Federici
Prishtinë, 13 nëntor - Sot në Kampin e Shtabit të KFOR-it “Film City” do te mbahet ceremonia e ndërrimit te komandës ndërmjet komandantit të KFOR-it në largim Gjeneral Majorit Michele Risi dhe atij të ardhshëm, Gjeneral Major Franco Federici.
KFOR ka njoftuar se për shkak të kufizimeve të Covid19, ndërrimi i komandës nuk do të ndodhë në një mënyrë konvencionale.
Sidoqoftë, Zyra Për Marrëdhënie e Publikun e KFOR-it është e përkushtuar që t'u sigurojë të gjitha mediave fotot dhe video si dhe një njoftim për media.