16 Maj 2025

Gjeneral Rama priti profesorë dhe studentë të Kolegjit AAB

Prishtinë, 18 dhjetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama takoi një grup mësimdhënësish dhe studentësh të Kolegjit AAB, përkatësisht të fakultetit Juridik të këtij Kolegji, të cilët kishin shprehur dëshirën që të vizitonin Ministrinë për Forcën e sigurisë së Kosovës dhe të njihen për së afërmi me të.

Fillimisht, gjeneral Rama e shpalli të hapur takimin me student, të cilët i falënderoj për interesimin e tyre për institucionin e Ministrisë dhe të FSK-së si dhe për kohën që kanë ndarë ata ta kalojnë me ushtarakët që i shërbejnë vendit.

Më pas, gjenerallejtënant Rrahman Rrahman Rama u foli atyre për sukseset e arritura në zhvillimin e Forcës së Sigurisë, për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtarë, për partneritetin e ndërtuar me disa prej vendeve anëtare të NATO-s e më gjerë si dhe për ngritjen profesionale, trajnimin dhe shkollimin, pajisjet si dhe për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës si institucion i cili çdo herë është e gatshme për tu dalë në ndihmë institucioneve tjera dhe qytetarëve të vendit tonë, por edhe në rajon e më gjerë nëse kjo kërkohet nga Forca e Sigurisë dhe po kurdo kur  institucionet më të larta vendosin për këtë.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama foli gjithashtu edhe për arritjet në përfshirjen e femrave dhe të minoriteteve në FSK, e sidomos potencoi rëndësinë e angazhimit të FSK-së në pastrimin e fushave të minuara, në përfshirjen e FSK-së në operacionet e kërkimit për personat e humbur(aksidentuar), pastaj edhe për sukseset e kadetëve dhe pjesëtarëve tanë kudo ku shkollohen e trajnohen jashtë vendit, siç ishte rasti kur këtë muaj kadet oficeri i FSK-së zuri vendin e parë nga kadetët internacional në Sundhurst.

Komandanti i FSK-së, në përgjigje të pyetjeve të shumta të shtruara nga të pranishmit tha se ne e kemi obligim kushtetues dhe mision që të punojmë pa reshtur që të ngrisim një institucion i cili u del në ballë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të vendit tonë, si dhe angazhim në ngritjen e një force profesionale dhe kredibile.

Për ti informuar mbi strukturën, organizimin misionin dhe planifikimin për transformim pra të pranishmëve prezantoi gjerësisht, shefi i Departamentit për Bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Ilir Qeriqi.

Kolonel Ilir Qeriqi i njoftoj studentët dhe mësimdhënësit e Kolegjit AAB mbi strukturën, misionin dhe detyrat e forcës, misionin e njësive, vendbazimet, si dhe me disa prej operacioneve më të suksesshme të FSK-së gjatë veprimit të saj.

Në fund në emër të Kolegjit AAB falënderuan për pritjen si dhe u shprehën mirënjohës për informacionet e dorës së parë që studentët patën mundësi ti marrin këtu të cilat do të ju nevojiten në formimin e përgjithshëm akademik dhe profesional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)