04 Maj 2024

Gjeneral Pograjc inspektoi njësitet e KFOR-it në Graçanicë

Prishtinë, 19 qershor - Sot, Zëvendës Komandanti i Forcës së Kosovës (DCOMKFOR), gjeneral brigade Bojan Pograjc, vizitoi Graçanicën për të inspektuar Ekipin Suedez Ndërlidhës të Monitorimit (LMT C5) të KFOR-it.

Ai gjithashtu bëri një vështrim të afërt në këtë komunë, e cila rregullisht është duke u bërë nga udhëheqësia e KFOR-it në tërë Kosovën.

KFOR-i respekton të gjitha pakicat në Kosovë dhe beson se të gjithë duhet të trajtohen të barabartë.

Gjeneral brigade Pograjc gjithashtu vizitoi një kamp të personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) në kuadër të komunës së Graçanicës.

Në këtë kamp, Padaliste, ende jetojnë 16 familje të të zhvendosurve.

Në vitin 2009 lagjet për vendbanim janë ndërtuar, por të zhvendosurit ende nuk kanë marrë leje për tu vendosur brenda.

Më pas, zëvendës komandanti i KFOR-it është takuar me kryetarin e komunës Bojan Stojanoviq, i cili e informoi atë në lidhje me projektet e tij të ardhshme zhvillimore në Graçanicë dhe \"përgjegjësinë e tij personale\" për çështjet aktuale të pazgjidhura, të cilat trajtojnë standardin e jetesës së banorëve.

Gjeneral brigade Pograjc ishte i kënaqur në lidhje me raportin e kryetarit të komunës, por sheh një hapësirë të mundësisë për përmirësime në fushën e ngritjes së qeverisjes së komunës.


Para largimit , zëvendës komandanti i KFOR-it vlerësoi Ekipin Ndërlidhës të Monitorimit për kontributin e tyre dhe qasje të përkushtuar drejt një jete më të mirë në komunë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)