02 Maj 2024

Gjeneral major Timoty Orr vizitoj urën e ndërtuar nga FSK-ja

Kramovik, 4 korrik - Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral major Rrahmnan Rama së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës (SHBA), gjeneral major Timoty Orr, qëndruan për vizitë në Kramovik, për të parë nga afër urën mbi lumin Drini i Bardhë, e cila u montua gjatë këtyre ditëve nga FSK, përkatësisht nga Njësiti i Xhenios i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BM0).

Gjeneral Rrahman Rama e njoftoj gjeneralin amerikan, për aktivitetin e FSK-së në fushën e mbështetjes së autoriteteve civile në infrastrukturë.

Në Kramovikë, pikërisht tek ura e metaltë( pronë e FSK-së), mbi lumin Drini i Bardhë, ishte rreshtuar Njësiti i Xhenios, i cili me krenari po frekuentonte qarkullimin në mënyrë të sigurt të  automjeteve dhe qytetarëve mbi urë, e cila para 15 ditëve ishte e paketuar, ndërsa tani kishe stolisur lumin si xherdan,  përderisa kapiten Islam Haliti i njoftonte gjeneralët Rama dhe Orr, mbi procesin e montimit të urës, dhe për punën e pakursyer të cilën e kanë kryer pjesëtarët Xhenios së  FSK-së si edhe ata të mbështetjes, mjekësia, logjistika, transporti, etj.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timoty Orr, u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që po sheh në terren vepra të xhenios së FSK-së, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve për lehtësimin e jetës së tyre.

Gjenerali amerikan tha gjithashtu se edhe Garda Kombëtare e Aiovës shpesh ftohet nga komuniteti atje për të mbështetur autoritetet civile, dhe se veprat e tilla janë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Gjenerali Orr në shenjë admirimi për punën e shkëlqyer të pjesëtarëve iu ndau atyre nga një shenjë të tij(cofin).

Në vizitë pos gjeneralit Rama dhe gjeneralit Orr ishin të pranishëm edhe Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Derguti, komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Zenë Prokshi dhe Atasheu Ushtarak i SHBA-ve në prishtinë, kolonel James Kott. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)