16 Janar 2025

Gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, Komandanti i ri i KFOR-it

Prishtinë, 7 gusht - Sot në Kampin ““Film City”, Shtabi i Përgjithshëm i KFOR/NATO, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe Gjeneral Majorit të sapo ardhur Guglielmo Luigi Miglietta.

Në ceremoni morrën pjesë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali Mark Ferguson III, Shefi i Mbrojtjes së Italisë, Gjeneral Claudio Graziano dhe autoritete ushtarake, civile dhe fetare.

Admirali Ferguson III, falënderoi Gjeneralin Figliuolo për arritjen e rezultateve të rëndësishme dhe punën e jashtëzakonshme që ushtarët e KFOR XIX kanë treguar gjatë mandatit të tij, gjersa kanë ndjekur moton e KFOR XIX “Shembull, përpjekje, besim”. Më pas ai i shprehu mirëseardhje Gjeneralit Miglietta “jemi të bekuar me edhe një tjetër komandant nga Italia”.

Gjithashtu Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli përgëzoi pjesëtarët e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe përmirësimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
 
Në fjalimin e tij Gjeneral Majori Figliuolo, nxjerri në pah që “sot KFOR-i është dhjetë herë më i vogël sesa që ishte në vitin 1999, gjersa siguria në Kosovë është edhe më shumë se dhjetë herë më e mirë”. Më tej ai përfundoi “situata e sigurisë është përmirësuar shumë gjatë vitit të kaluar për shkak të qëndrimit parandalues dhe veprimeve të marra nga trupat e mia të KFOR-it dhe dialogut të vendosur dhe bashkëpunimit që kemi krijuar në mes të akterëve.”
  
Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri në Kosovë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)