Gjeneral Federici i dorëzon Komandën e KFOR-it gjeneral Ferenc Kajari
Prishtinë, 15 tetor - Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) organizon sot ceremoninë e ndrërrimit të komandës mes KFOR XXV dhe KFOR XXVI.
Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.
Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, do t'i dorëzojë Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.
Gjatë ceremonisë do të jetë e mundur të bëhen video dhe fotografi nga një zonë e dedikuar; një mundësi për media është planifikuar në fund të ceremonisë.