Gjeneral Erhard Drews sot merr komanden e KFOR-it
Prishtinë, 9 shtator - Sot në Prishtinë pritet te zhvillohet ceremonia e ndërrimit të kreut të komandës së trupave paqeruajtëse, KF0R-it në Kosovë.
Komandanti i Forcave të Përbashkëta me Komandë në Napoli Admirali Samuel J.Locklear nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta dorëzojë Komandën e KFOR-it nga Gjeneral Majori Erhard Bühler nga Gjermania tek Gjeneral Majori Erhard Drews po nga Gjermania.