05 Maj 2024

Gjendje e rëndë në pjesën e veriore të Mitrovicës

Mitrovicë, 29 dhjetor - Gjendja e përgjithshme e të drejtave dhe lirive të njeriut në jug të Mitrovicës nuk dallon nga komunat tjera të Republikës së Kosovës, pra ka shkelje të mjaftueshme të të drejtave dhe lirive të njeriut, që kryesisht i bëjnë institucionet, qoftë në nivelin lokal, apo qendror.

Mirëpo, fatkeqësisht, gjendja realisht e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut në pjesën e okupuar të Mitrovicës, më ka detyruar që të flas më shumë dhe në detaje për veriun e këtij qyteti.

Kështu ka thënë të shtunën Halit Barani, kryetar i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, gjatë takimit të organizuar me gazetarë, me ç’rast foli për punën dhe aktivitetet që kjo Qendër ka zhvilluar gjatë këtij viti.

“Ju them me përgjegjësi se në pjesën e okupuar të Mitrovicës funksionojnë pa asnjë problem institucionet e shtetit të Serbisë dhe kushdo që kalon andejpari, veten e ndien sikur në Serbi. Ju edhe nga këtu mund të shihni rrugët se si janë të mbuluara me portrete ekstremistësh, kriminelësh, flamuj serbë etj.”, ka thënë Barani, duke shtuar se në atë pjesë nuk funksionon asgjë që i përket institucioneve shtetërore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)