15 Janar 2025

Gjendja në gjykata është alarmante

Prishtinë, 17 mars - Kryetarët e shtatë gjykatave themelore sot me 17 mars 2015 u takuan me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor te Kosovës për të diskutuar grevën e gjyqtarëve në gjykatat e Kosovës.

Kryetarët e gjykatave themelore edhe një herë ritheksuan përkrahjen e tyre të pa rezervë për grevat e gjyqtarëve dhe kërkesën e tyre për akordimin e një shtese prej 200 Eurove në formë lineare për të gjithë gjyqtarët ne emër të rrezikshmërisë, kërkese kjo e parashtruar nga Këshilli Gjyqësor ne muajin maj të vitit te kaluar dhe të ri-dërguar prapë tek zyra e Kryeministrit me datën 12 mars 2015.

Sot, gjendja në gjykata është alarmante për shkak ndërprerjes së punës në gjykata. Të gjithë gjyqtarët kanë pasur një entuziazëm të pashoq për të ndryshuar gjendjen e katandisur me vite në gjykata. Mirëpo, një entuziazëm i tille u thye padrejtësisht vitin e kaluar kur gjyqtarët u përjashtuan nga kategoria përfituese të rritjes se pagave – edhe pse është e domosdoshme të theksohet se aktualisht për gjyqtarët kompensimin mujor që pranojnë është i vetmi kompensim me të cilin mbulojnë shpenzimet jetësore të tyre dhe familjeve që përkrahin.

Kryetarët e gjykatave themelore shprehin përkrahjen e tyre për Këshillin Gjyqësor në realizimin e kërkesave të gjyqtarëve si dhe tërheqin vëmendjen e opinionit të gjerë publik në lidhje me punën voluminoze dhe vetëmohuese që bëhet në gjykatat e Kosovës.

Vetëm në vitin 2014 të gjitha gjykatat e Kosovës kanë kryer mbi 420,000 lende, duke përfshirë këtu edhe lëndë të një shkallë shumë të lartë të ndjeshmërie e të cilat e kanë vendosur shtetin e Kosovës në një piedestal të lartë në skenën e sigurisë në rrafshin ndërkombëtar – një aktivitet gjyqësor i cili ka qenë lartë i vlerësuar nga të gjitha instancat e larta kombëtare dhe ndërkombëtarë.

Megjithatë, kryetarët e gjykatave themelore ndihen të zhgënjyer me vëmendjen që e marrin nga dy pushtete tjera të barabarta, duke mos qenë dëshmitar as edhe të një lëvizje sado të vogël të qeverise në lidhje me mbështetjen dhe realizimin e kërkesave të gjyqtarëve edhe pse me një kosto relativisht të përballueshme madje edhe për vete buxhetin e KGJK-së.

Andaj, ne kryetaret e gjykatave themelore kërkojmë nga qeveria dhe kryeministri të reflektojë mbi gjendjen e krijuar aktuale dhe që përmes një vendimi të lejoj alokimin e mjeteve për akordimin e kësaj shtese prej 200 EURO për të gjithë gjyqtarët e Kosovës në mënyrë që të mundësohet kthimi i gjyqtarëve në sallat e gjykimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)