23 Dhjetor 2024

Gjendja e sigurise në Mitrovicë e qetë, por jo edhe e qëndrueshme

Mitrovicë, 25 tetor - Megjithë shtimin e masave të sigurisë në veri, gjendja atje ende mbetet e brishtë, u tha të hënën në takimin e Komitetit për Siguri në Mitrovicë.

Përfaqësues të strukturave politike dhe të sigurisë që ishin të pranishëm në takim, potencuan se edhe gjatë dy javëve të fundit ka pasur një numër  incidentesh.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se gjendja në përgjithësi është më e qetë sesa para disa javësh, mirëpo jo edhe e qëndrueshme. Për këtë ai përmendi incidentet që kanë vazhduar të ndodhin edhe gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ceku disa nga incidentet kryesore që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në veri. Ai numëroi dëmtimin e antenës së “Valës” në Jarinje, mandej sulmin ndaj dy automjeteve në veri të Mitrovicës etj.

Në anën tjetër, komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në jug gjendja është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë zhvillim serioz pos rasteve të rëndomta.

Ai theksoi se kanë shtuar masat e sigurisë në lokacionet ku ndodhin më tepër aktivitete kriminale, në ndërkohë që janë duke vazhduar pikat e përbashkëta me KFOR-in dhe policinë e EULEX-it.

Ndërsa përfaqësues të KFOR-it shprehën zotimin për vazhdimin e masave të sigurisë dhe në të njëjtën kohë shprehën përgëzimin për punën e mirë që është duke e bërë Policia e Kosovës në këtë rajon.   
                  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)