17 Janar 2025

Gjendja e mirë dhe stabile në Komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 22 dhjetor - Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës, të cilin e ka udhëhequr Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Musa Dragaj, komandanti i Policisë Ahmet Xhosha, përfaqësues tjerë nga Policia e Kosovës, FSK-së, Bahtir Maxhuni nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

 Në takim u shqyrtua gjendja e sigurisë në komunën dhe përgatitjet për festat e fundvitit.

Për gjendjen e Sigurisë në Mitrovicë fillimisht ka raportuar kapiteni Ahmet Xhosha, komandant i Stacionit Policor Jugu Mitrovicë i cili foli mbi rëndësinë e gjendjes stabile në komunën.

 “Gjendja e mirë dhe stabile në Komunën e Mitrovicës është si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të Policisë, si dhe bashkëpunimit të mirëfilltë që e kemi me të gjithë qytetarët. F fatkeqësisht një rast i rëndë ka ndodhur kur është vra një i ri afër shkollave të mesme të komunës, gjë që i ka tronditur qytetarët.\"

\"Ne shfrytëzojmë rastin që të apelojmë tek prindërit që të bashkëpunojnë ngushtë me fëmijët e tyre, ti përcjellin veprimet e tyre që i ndërmarrin, si dhe me këndë shoqërohen, në mënyrë që t’i evitojmë problemet. Po ashtu kërkojmë nga institucionet përkatëse që të shtojnë masat e kujdesit dhe të punojnë më shumë me të rinjtë”, ka thënë ndër të tjera komandanti Xhosha.

Ai ka thënë në  vazhdim se krahasuar me vitin e kaluar, rastet e iniciuara sivjet janë zvogëluar për 8.1 % , vepra penale ka me pak për 12.7%, ndërsa raste kundër pasurisë ,vjedhje e rëndë, tentim vjedhje kanë ra për 9.8% .

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën dhe përkushtimin e tyre, për të ndihmuar qytetarët e komunës.

Ai njëkohësisht ka kërkuar nga prindërit që të shtojnë kujdesin e tyre ndaj fëmijëve, sidomos gjatë festave të fundvitit, sepse çdo shkrepje me mjete piroteknike-fishekzjarrë në mënyrë të pakontrolluar rrezikon vet [përdoruesin dhe qytetarët.

Po ashtu, Dragaj kërkoj edhe nga zyrtarët e institucioneve shkollore të kenë kujdes të veçantë me nxënësit, t’i njoftojnë ata për rreziqet të cilat mund t’i hasin nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)