Gjendja Civile diskuton për ndryshimin e të dhënave personale
Prishtinë, 29 dhjetor - Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë mbajtur një takim me të gjithë udhëheqësit e Zyrave Komunale të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.
Në takim u diskutua lidhur me zbatimin e legjislacionit të ri, sa i përket ndryshimit të dhënave personale, përkatësisht ndryshimit të emrit personal.
Njëkohësisht është kërkuar nga të gjithë udhëheqësit e zyrave komunale të gjendjes civile të zbatojnë me përpikëri kriteret e parapara në rastet e ndërrimit të emrit personal.
Në këtë takim u vu në dukje se zbatimi i legjislacionit të ri është i domosdoshëm dhe është njëri ndër katër rekomandimet e fundit nga Raporti i Komisionit Evropian për liberalizim të vizave.
Të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan se do të punojnë me përkushtim dhe me kujdes të shtuar, gjatë procesit të ekzaminimit të kërkesave për ndërrim të emrit personal.