04 Maj 2024

Gjendet një arsenal armësh në fshatin Biqec të Kaçanikut

Prishtinë, 6 shkurt - Në raportin ditor, Policia e Kosovës bën të ditur se në fshatin Biqec të Kaçanikut, janë gjetur predha dhe municione të fshehura në afërsi të një pylli.

Njësit e hetuesisë, forenzikës, njësia K9 dhe njësia për deminim e PK-së kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar : 1 mortajë dore M-500 prodhim kinez, 6 predha të kësaj mortaje me 6 shtytëse të predhave, 1 zollë M-80 prodhim jugosllav, 11 tromblona të pushkës, 11 detonatorë të bombës së dorës, 2 donatorë elektrikë, 1 minë këmbësorike e çmontuar, 4 fishekë shkollorë, 1 çantë sportive, 1 çantë ushtarake dhe 1 çantë e ndihmës së parë (ushtarake).

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast dhe deri me tani nuk ka ndonjë person të arrestuar si i dyshuar për fshehjen e armëve në afërsi të kaçanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)