17 Maj 2024

Gjendet i vetëvarur në banesë publicisti Ardian Klosi

Tiranë, 27 prill - Gjendet i vetëvarur në banesën e tij në Tiranë publicisti i njohur, Ardian Klosi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e publicistit Klosi tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e vetëvarjes së publicistit Ardian Klosi, ndërsa mësohet se i ndjeri në vendin ku ka kryer aktin vetvrasës ka lënë një letër për bashkëshorten e tij gjermane.

Klosi kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen. Në fillim të janarit të këtij viti, ai tentoi t`i japë fund jetës duke konsumuar një sasi të konsiderueshme farmaceutikësh  por arriti të shpëtojë pas një ndërhyrjeje në Spitalin psikiatrik të Tiranës.

Ai njihet si një ndër publicistët i cili ka qënë i përfshirë në shumë nisma për mbrojtjen e mjedisit. Ka disa muaj që Klosi ishte tërhequr nga aktivitetet e tij publike, si publicist, analist letrar dhe përkthyes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)