Gjendet eksploziv në xhamin e Drenasit
Prishtinë, 29 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda rrethojës së Xhamisë së qytetit të Drenasit është gjetur një çantë e dyshimtë ku shiheshin disa tela dhe një pllakë metalike.
Njësit policore menjehere kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, si dhe kane evakuar banoret qe kane qene ne afersi te perimetrit te sigurise.
Ne kete rast jane inkuadruar te gjitha njesitet relevante policore, ndersa njësia për trajtimin e materieve eksplozive deminim e PK-së në mënyrë të kontrolluar ka bërë tërheqjen e mjetit eksplodues të llojit "TNT" me peshë 2.2 kg.
Mjeti i dyshuar eksplodues nuk ka pasur mjete inicuese per eksplodim pasi qe nuk ka pasur detonator.
Njësitet përkatëse policore jane duke hetuar te gjitha detajet lidhur me rastin.