28 Dhjetor 2024

Gjendet edhe viktima e fundit në Restelicë

Prishtinë, 14 shkurt - Ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës arrijnë të identifikojnë edhe viktimën e dhjetë pa shenja jete, që ka qenë i mbuluar nga orteku i borës në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit.

Të gjitha ekipet e kërkim shpëtimit së bashku me Policinë e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kanë filluar operacionin e kërkim shpëtimit dhe deri tani kanë arritur që ti identifikojnë edhe dy  viktima pa shenja jete.

Deri më tani është arritur të identifikohen dhjetë viktima pa shenja jete, një vajzë e cila ka arritur ti mbijetoje ortekut të borës.

Policia e Kosovës ka angazhuar me të gjitha njësitet policore dhe kapacitetet e saja të nevojshme për t’iu dalë në ndihmë banorëve të asaj zone.

Njëkohësisht Policia e Kosovës së bashku me Forcën e Sigurisë janë duke qëndruar në mbikëqyrje të rrugës nga fshati Krushevë deri në fshatin Restelicë për të mos lejuar bllokimin e rrugës nga automjetet e panevojshme, për arsye se qarkullimi në atë rrugë është i vështirë dhe bëhet vetëm në një korsi.

Policia e Kosovës kërkon nga  qytetaret që të kenë kujdes të mos bllokojnë rrugën që të shpien në atë drejtim (Krushevë –Restelicë).

Po ashtu Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetaret që tu shmangen përdorimit të veturave për aq sa munden, në të gjitha rajonet ku rrugët janë  të vështirësuara për qarkullim për shkak të kushteve atmosferike,  dhe në rastet kur ato i përdorin ti posedojnë pajisjet e nevojshme për sezonin dimërore ashtu siç parashihen me Ligjin mbi Komunikacionin rrugor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)