12 Janar 2025

Gjenden pjesë kockore të mbetjeve mortore në Rrezallë

Skenderaj, 16 korrik - Gjatë vazhdimit të gërmimeve , në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë, Komuna e Skenderajt, të filluar dje me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, sot kanë hasur në pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë

Mbetjet mortore, janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill 1999, nga forcat ushtarake-policore serbe, dhe të zhvarrosur pas tri jave për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit.

Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti, përkatësisht gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)