Gjenden mbetje mortore në Istog
Istog, 18 maj - Në lagjen Mavraj të fshatit Saradran të komunës së Istogut të dielën, derisa banorët ishin duke hapur varrin për Tahir Mavrajn, i cili ka ndërruar jetë të dielën, kanë hasur në eshtrat e një kufome të paidentifikuar.
Banori Avdullah Mavraj ka deklaruar se gjatë hapjes së varrit kanë hasur në një qese plastike. Kur e hapëm qesen e pamë kafkën e një njeriut, si dhe eshtrat e gjymtyrëve të tjera të trupit, ka theksuar ai.
Edhe Nexhat Mavraj ka bërë me dije për gazetën se menjëherë i kanë thirrur Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, të cilët e kanë lokalizuar vendin për hetim të mëtutjeshëm. Në orët e pasdites eshtrat janë tërhequr nga EULEX-i dhe janë dërguar për ekzaminim në Prishtinë.