Gjemania zgjati mandatin e trupave ushtarake në Kosovë
Prishtinë, 11 qershor - Parlamenti i Gjermanisë e ka zgjatur edhe për një vit mandatin e trupave gjermane në misionin ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë.
Njëkohësisht kufiri prej 3500 ushtarësh në mision është reduktuar me 1000 në 2500 ushtarë.
Aktualisht në Kosovë ndodhen në detyrë rreth 1500 ushtarë gjermanë.