Gjatë një operacioni policor sekuestrohen shtatë vetura
Prishtinë, 18 prill - Njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion policor për kontrollimin e auto salloneve në rajonin e Ferizajt.
Operacioni policor është realizuar në auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura dhe ka rezultuar me sekuestrimin e shtatë veturave.
Prej tyre gjashtë nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga pagesa doganore dhe njëra prej tyre dyshohet si e falsifikuar, për të cilën është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme.
Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar rreth katërqind e njëzet vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit, deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera policore .