Gjatë muajit tetor policia vë në pranga 114 persona për drogë
Prishtinë, 6 nëntor - Në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës kohore njëmujore, konkretisht nga 2 tetor deri 31 tetor ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit poashtu edhe në fushën operacionale në funksion të implementimit efektiv të Urdhrit Operativ "Stop drogave në shkolla".
Në fushën e parandalimit sipas policise janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.
Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Për periudhën raportuese njëmujore janë realizuar: 933 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave, 1813 patrullime rreth shkollave, 2385 persona të kontrolluar, 958 vetura të kontrolluara, 75 lokale të kontrolluara, 23 ligjërata në shkolla, 1505 pjesëmarrës, nxënës, 100 pjesmarrës, prindër, 1265 fletushka, broshura.
Si rezultat i angazhimit të shtuar policor janë: iniciuar 101 raste dhe arrestuar 114 persona.
Janë konfiskuar: Mariuhanë 3 kg e 781.75 g, Heroinë 267,5 g, 2 bimë të kanabisit, 1 tabletë ekstazy.
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m, rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale, dhe ne veqanti luftës ndaj trafikimit me narkotik,