Gjatë 24 orëve të fundit ngriten 34 aktakuza kundër 36 personave
Prishtinë, 6 prill - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër aktakuza kundër tridhjetegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.