Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 76 aktakuza kundër 93 personave
Prishtinë, 27 dhjetor – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza, kundër nëntëdhjetetre (93) personave, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.
Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, si rezultat i së cilës janë sekuestruar:
- Katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’,
- Një peshore digjitale, si dhe
- Qese për ‘’Marihuanë’’.
Po ashtu, është paraqitur edhe një kërkesë për sekuestrim të:
- Një veture VW Passat tip 351, dhe
- Një veture Mercedes Vano, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve“.