Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 73 aktakuza kundër 81 personave
Prishtinë, 14 shkurt - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëtdhjetetri (73) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër tre (3) personave, dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra penale te ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.