Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 20 aktakuza kundër 26 personave
Prishtinë, 5 korrik - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (15) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë (8) personave të pandehur.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) persona dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryrje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.