15 Janar 2025

Gjatë 2016-ës, Evropa u tha Jo 19.7% të aplikuesve për vizë nga Kosova

Prishtinë, 3 nëntor - Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SchengenVisaInfo.com dhe të marra nga Bashkimi Europian, në lidhje me numrin e vizave Schengen të lëshuara nëpër konsullatat e shteteve anëtare për aplikuesit nga Kosova, gjatë vitit 2016, mund të themi se shifrat e përgjigjeve negative janë mjaft të larta.

Nga 77,796 qytetarë të Republikës së Kosovës që aplikuan për vizë Schengen gjatë vitit 2016, sipas këtyre të dhënave, 19.7% apo 15,315 aplikuesve u është refuzuar viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.

27.7% e aplikuesve apo gjithsej 1,022 përgjigje negative u është dhënë shtetasve Kosovar nga Sllovenia.

Gjermania është e dyta me 25.4% apo gjithsej 6,760 përgjigje negative. Zvicra është e treta me 19.8% apo gjithsej 5,097 përgjigje negative.

Këto shifra janë mjaft të larta duke pasur parasysh që shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit nga Ballkani që ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)