29 Dhjetor 2024

Gjashtëmijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrimit të funksionit publik, ndaj F.G. ish-drejtor i Komunës

Ferizaj, 22 shkurt - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.G. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetarja e Trupit Gjykues e Departamentit për Krime të Rënda Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së seancës së shqyrtimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, të pandehurin F.G.. e shpalli fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej gjashtëmijë (6.000.00) euro, si dhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një (1) viti.

I pandehuri akuzohet se më 01.09.2016 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrat, i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat e tij duke i  mundësuar përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore personit tjetër, përkatësisht pronarit të një bastore sportive, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se subjekti afarist-bastorja sportive, nuk i plotëson kushtet për të ushtruar veprimtarinë, i njëjti lëshon pëlqimin, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 66 paragrafi 2.4 të Ligjit për Lojërat e Fatit 04/L-80 i cili përcakton distancën ndërmjet subjektit të lojërave të fatit dhe objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, me që në distancë prej 155 metra gjendet çerdhja e fëmijëve .

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)