Gjashtë të arrestuar për krime kibernetike
Prishtinë, 6 qershor - Operacioni i koduar KLONIMI ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar dhe ka konfiskuar një sërë pajisjesh të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike, në Prishtinë, ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale hyrje në sistem kompjuterik, falsifikim të kartelave bankare dhe krim i organizuar.
Sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka zhvilluar një hetim disamujor, e që ky hetim kishte të bënte me veprimtari kriminale të një grupi të organizuar që merrej me ndërhyrje në sistemet kompjuterike, falsifikimin e kartelave bankare dhe krimit të organizuar.
Të arrestuari janë: K. S. lindur më 1993. E. S. lindur më 1985, F. S. lindur më 1987, A. Sh. lindur më 1991, M. H. lindur më 1961 dhe E. K. lindur më 1988.
Gjithashtu është bërë edhe kontrollimi i disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve, me çrast ka rezultuar me sekuestrimin e provave materiale si:
Dy pajisje elektronike (MSR), për klonimin e kartelave bankare; Pesë kompjuterë desktop, tetë kompjuterë lap-top, nëntë telefona celularë, tri armë të kalibrave të ndryshëm, 31 kartela bankare të ndryshme dhe mteriale dhe dokumente të ndryshme që janë përdorur për kryerjen e kësaj lloj vepre.
Të gjithë të arrestuarve me autorizim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.