16 Janar 2025

Gjashtë gjyqtarë caktohen në Departamentin e Krimeve të Rënda

Prishtinë, 8 janar - Gjykata Themelore e Prishtinës prej 1 janarit ka marrë vendim për caktimin e gjashtë gjyqtarëve të rinj përkohësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Këtë vendim Gjykata e ka marrë pas kërkesës për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Në dokumentin, të cilin e ka siguruar edhe “Koha Ditore”, të gjashtë gjyqtarët e rinj në këtë departament janë: Arben Hoti, Suzana Qerkini, Elife Uka, Nexhmedin Sejdiu, Elmaz Zenuni dhe Valon Kurtaj.

“Gjyqtarët caktohen për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (janar-qershor 2016)”, thuhet në vendim, për të cilin janë njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kryesuesit e departamenteve, si dhe vetë gjyqtarët.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)