29 Dhjetor 2024

Gjasat për rifillim të dhunës në Kosovë dhe rajon

Prishtinë, 3 maj - Ky dokument përmban një analizë të kontekstit të tanishëm në Ballkanin Perëndimor, dhe thekson të dhënat kryesore nga anketa e fundit vjetore për perceptimet e qytetarëve e zhvilluar nga organizata Saferworld në Kosovë.

Si analiza e kontekstit, ashtu edhe të dhënat e anketës tregojnë përkeqësim të qëndrimeve dhe përshkallëzim të tensioneve, të cilat kanë potencial të rezultojnë në konflikt të ri të dhunshëm.

Të dhënat e anketës janë grumbulluar në dhjetor të vitit 2011, në kuadër të anketës së zhvilluar nga Saferworld në tërë Kosovën lidhur me perceptimet e qytetarëvei. Anketa do të përcillet nga një raport i plotë që do të jetë i gatshëm në maj të vitit 2012, ku do të përfshihet analiza e të gjitha të dhënave.

Kosova ka vazhduar të shënojë përparim në hartimin dhe miratimin e akteve kryesore legjislative në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe miratimin e Kodit të ri penal, Ligjit të ri për gjykatat, rekrutimin e gjyqtarëve shtesë, si dhe themelimin e Këshillit kundër korrupsionit, të udhëhequr nga kryetarja e Kosovës.

Në fillim të vitit 2012, BE-ja filloi dialogun me Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave, ndërsa është në vazhdim e sipër edhe procesi i studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e stabilizim-asocimit.

Megjithatë, hyrja në BE varet nga arritja e progresit të mëtejshëm të Kosovës drejt agjendës së reformës së BE-së; kjo është kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura si rezultat i bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja përkitazi me përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër këtij progresi, Kosova është duke u përballur me disa nga sfidat më të mëdha të saj që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Kriza politike në fund të vitit 2010 dhe fillim të vitit 2011 ka minuar mbështetjen e qytetarëve për qeverinë; bisedimet e lehtësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë në gjysmën e dytë të vitit 2011 kanë ngecur për shkak të çështjeve kundërthënëse, ndërsa konfrontimet e dhunshme në veri të Kosovës, përfshi vdekjen e një pjesëtari të policisë së Kosovësii, shkatërrimin e pikës doganore në Jarinjë, vendosjen e barrikadave të shumta në rrugë në atë zonë dhe një numër incidentesh në të cilat janë plagosur me armë zjarri ushtarët e KFOR-it – të gjitha këto i kanë rritur tensionet.

Kohëve të fundit, një numër ngjarjesh në Kosovë, Serbi dhe në rajon i kanë përshkallëzuar tensionet edhe më shumë:

Retorika nxitëse e përfaqësuesve të lartë qeveritarë dhe e udhëheqësve politikë në Beogradiii, lajmërimet për organizim të zgjedhjeve lokale serbeiv në veri të Kosovës në maj të vitit 2012 dhe arrestimi i kosovarëve nga autoritetet e Serbisë kanë kontribuuar dukshëm në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Arrestimet në zonat kufitare të qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, në veçanti kanë ngritur tensionet.

Arrestimet kryesisht janë parë si të motivuara politikisht dhe arbitrare për kah natyra. Këto arrestime dhe deklaratat politike lidhur me tov kanë nxitur reagime në Serbi, Kosovë dhe në arenën ndërkombëtarevi, përfshi përkrahjen në rritje për thirrjet në Kosovë dhe më gjerë në rajon për ndërprerjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, derisa kjo e fundit të fillojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve dhe derisa të fillojë të luajë rol konstruktiv ndaj Kosovës.

Deklaratat në Serbivii, përfshi ato të një numri ish-diplomatësh dhe diplomatësh të tanishëm, përmes të cilave kërkohet dialog politik për një status special/autonomi për veriun e Kosovës, kanë nxitur reagime të ndryshme në Kosovë dhe në vendet e tjera të rajonit.

Këto deklarata janë kundërshtuar fuqishëm si nga Qeveria e Kosovësviii, ashtu edhe nga partitë opozitare në Kosovë, të cilët kanë deklaruar se nuk ekziston zgjidhje tjetër për veriun, përveç asaj të paraparë në Propozimin e Ahtisarit.

Këtyre tensioneve iu kanë shtuar edhe rastet e fundit të dhunësix dhe kërcënimet kundër shqiptarëve në Maqedoni, të cilat janë duke çuar në drejtim të përkeqësimit të marrëdhënieve mes komunitetit maqedon dhe atij shqiptar në Maqedoni, dhe kanë nxitur reagime të mëtutjeshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Gjendja në veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Rasti më i fundit i dhunës kundër një familjeje shqiptare që përfundoi me vdekjen e një personix dhe me lëndimet e anëtareve të familjes së tij ka nxitur reagime të anëtarëve të komunitetit shqiptar që jetojnë në veri dhe në komunat tjera të Kosovës. Rrjedhimisht, mundësia për dhunë të mëtejshme është e lartë.

Saferworld ka realizuar anketa vjetore në Kosovë që nga viti 2005 për të kuptuar perceptimet e qytetarëve për çështjet, siç janë siguria, konflikti, Armët e Vogla dhe të Lehta (AVL) dhe besimi i qytetarëve në institucionet e sigurisë.

Anketa e fundit që përfundoi në dhjetor 2011 tregon se njerëzit kanë mendime më negative lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë se sa që kishin në vitin 2010. Për shembull, edhe pse në fund të vitit 2010 dhe në fillim të 2011-tës njerëzit ende kishin shpresa se bisedimet e lehtësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë do të ishin konstruktive, ata gjithashtu ishin të shqetësuar se rezultati do të mund të tensiononte edhe më tej marrëdhëniet ndëretnike, të cilat nga ana tjetër do të mund të çonin në përkeqësimin e gjendjes së sigurisë apo madje edhe në konflikt të ri të dhunshëm.

 Kështu, ngjarjet më të fundit mund t’i shërbejnë vetëm rritjes së këtyre shqetësimeve, dhe tregojnë një gjasë edhe më të madhe për konflikt të ri të dhunshëm.

Të gjeturat kryesore nga anketa Rritje e numrit të të anketuarve që besojnë se ka më shumë gjasa që një konflikt i ri i dhunshëm në Kosovë të ndodh në pesë vitet e ardhshme.

Rrjedhimisht, 43.8% e të gjithë të anketuarve, duke përfshirë 73% të serbëve të Kosovës, mendojnë se një konflikt i dhunshëm ka ‘gjasa’ ose ‘shumë gjasa’ të ndodh, krahasuar me 38.1% e të gjithë të anketuarve dhe 64.5% të serbëve të Kosovës në vitin 2010.

Të dhënat tregojnë se tre faktorët që më së shumti kanë gjasa të shkaktojnë konflikt në të ardhmen në Kosovë janë veriu i Kosovës - problemet lidhur me veriun, i cili është theksuar nga 17.6% e të gjithë të anketuarve, i përcjellur nga problemi i Mitrovicës 14.5% dhe papunësia 5.3%.

Kundërshti të fuqishme edhe në mesin e serbëve të Kosovës lidhur me mundësinë e çfarëdo forme të statusit special për veriun e Kosovës.

Kështu, 54.9% e të gjithë të anketuarve thonë se gjendja e sigurisë do të përkeqësohej, dhe vetëm 5.7% shohin një perspektivë për përmirësime nëse veriut të Kosovës i jepet status special. Këto shifra në vitin 2010 kanë qenë 42.4%, përkatësisht 20.7%.

Njerëzit kanë pritje më të ulëta lidhur me dialogun e përkrahur nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, sepse tani më pak të anketuar besojnë se gjendja e sigurisë do të përmirësohet si rezultat i bisedimeve dhe më shumë besojnë se kjo gjendje do të përkeqësohet.

Derisa 36.4% kishin pritje që siguria e tyre do të rritet ‘shumë’ ose ‘pak’ në vitin 2010, vetëm 17.9% tani shprehin atë pikëpamje.

Përqindja e atyre që besojnë se dialogu do ta ‘përkeqësoj shumë’ ose ‘përkeqësoj deri në një shkallë’ gjendjen e sigurisë ka shënuar më shumë se dyfishim, nga 7.3% sa ishte në vitin 2010, në 18% në vitin 2011.

Edhe pse janë arritur disa marrëveshje, të anketuarit theksuan mungesën e transparencës në proces dhe mungesën e informatave për rrjedhën e këtyre bisedimeve. Perceptime shumë negative dhe mungesë e besimit në EULEX – rënie e përkrahjes për vazhdimin e punës së EULEX.

Sa i përket perceptimit dhe besimit të qytetarëve, viti 2011 ka qenë shkatërrimtar për EULEX-in, me vetëm 13% të të anketuarve që kishin ndonjë element të besimit në EULEX, dhe me më shumë se gjysmën që u deklaruan se nuk po jepte kontribut në përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Vetëm 27.2 % e të gjithë të anketuarve mendojnë se EULEX duhet të qëndrojë në Kosovë, krahasuar me 42.4 % në vitin 2010. Nivelet e besimit në Qeverinë dhe gjyqësorin e Kosovës vazhdojnë me trendin negativ, duke shënuar rënie të konsiderueshme të niveleve të besimit në krahasim me anketën paraprake.

Të dhënat e anketës nga dhjetori i vitit 2011 tregojnë se 53.8% e të gjithë të anketuarve ‘fare nuk i besojnë’ apo i besojnë ‘pak’ Qeverisë së Kosovës, krahasuar me 41.9% në vitin 2010 dhe 22.8% në vitin 2009. Besimi në gjyqësor ndjek trendin e njëjtë negativ, me 49% të të gjithë të anketuarve që ‘fare’ nuk i besojnë apo i besojnë ‘pak’, krahasuar me 27.7% në vitin 2010 dhe 22.3% në vitin 2009.

Thënë në përgjithësi, Qeveria, policia, gjyqësori dhe dogana e Kosovës nuk mund të mburren me këto rezultate të anketës. Edhe pse besimi ndaj komunave ka shënuar përmirësime me kalimin e viteve, vetëm 20.4% e të anketuarve kanë besim në Qeverinë qendrore. Korrupsioni vazhdon të perceptohet si i përhapur tek pjesëtarët e policisë, gjyqësorit dhe të doganave.

Po ashtu, ende ka punë për t’u bërë në drejtim të përmirësimit të çështjes së paanësisë dhe të shpejtësisë së ofrimit të shërbimit. Përkundër progresit në miratimin e ligjeve dhe të masave administrative në trajtimin e këtyre çështjeve, zbatimi i tyre ende çalon, dhe njerëzit thonë se të pakta kanë qenë rezultatet në terren.

Kur këto të dhëna vendosen në kontekst të zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi, përfshi edhe përkeqësimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, aty shihet një trend shqetësues, i cili duhet të nxisë reagime të shpejta dhe të duhura nga palët kryesore në Bruksel, Beograd dhe Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)