15 Janar 2025

Gjakova shndërrohet në qendrën kryesore të përdoruesve të drogës

Gjakovë, 21 qershor - Gjakova është shndërruar në qendrën kryesore të përdoruesve të drogës në Kosovë.

Këtë fakt shqetësues e konfirmojnë edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, konkretisht në Repartin e Psikiatrisë, ku trajtohen personat me varësi nga substancat narkotike.

Ata konfirmojnë se kanë raste kur përdoruesit janë edhe të moshës së mitur, 12, 13-vjeçarë.

Policia jozyrtarisht tregon se lëndët narkotike vijnë kryesisht nga Shqipëria.

Dilerët kryesisht shfrytëzojnë rrugët ilegale nga Vërmica, Morina e Prushi.

Zyrtarët komunalë deklarohen të shqetësuar, thonë se janë duke planifikuar ta bëjnë pastrimin dhe eliminimin e të gjitha objekteve ku dyshohet se po gjejnë strehë përdoruesit e substancave narkotike.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)