17 Janar 2025

Gjakova, shembull për bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik

Gjakovë, 25 shkurt - Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari - Lila, ka pritur sot shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSCE), ambasadorin Jean - Claude Schlumberge, të cilin e ka njoftuar për situatën aktuale në komunën e Gjakovës dhe zhvillimet e fundit në këtë komunë.

Kryetarja Mimoza Kusari – Lila e ka njoftuar ambasadorin Schlumberge për aktivitetet e komunës së Gjakovës në lidhje me integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, proces në të cilin komuna e Gjakovës ka marrë mjaft vlerësime pozitive.

“Ambasadorin e njoftova me procesin e integrimit të komuniteteve si dhe ri – integrimit të pjestarëve të kthyer të këtyre komuniteteve. Gjithashtu e njoftova edhe për investimet që i ka bërë komuna në përmbylljen e disa projekteve shumë të rëndësishme, siç është projekti në lagjen ‘Ali Ibra’, gjithashtu përmbylljen me sukses të projektit për 12 familjet e të kthyerve nga Mali i Zi, që ka ndodhur vitin e kaluar në komunën e Gjakovës”, ka thënë Kusari – Lila.

Në takim me ambasadorin Schlumberge, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka biseduar edhe për bashkëpunimin ndërfetar në komunën e Gjakovës, një tjetër element që e bën të veçantë komunën e Gjakovës.

”Komuna e Gjakovës tashmë e ka një person kontakt, sipas rekomandimit të OSBE-së, në kuadër të dialogut ndërfetar, e gjithashtu është edhe në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë udhëheqësit fetar lokal dhe ka një qasje proaktive në problemet dhe në çështjet që ngriten.

Nga ana tjetër, duke u fokusur në temën e integrimit të komuniteteve por edhe në bashkëpunimin ndërfetar, ambasadori Schlumberge ka dhënë vlerësime tejet mira për komunën e Gjakovës, duke theksuar se komuna e Gjakovës ka arritur të bëj lëvizje pozitive në të dy këto drejtime.

“Unë dua ta falenderoj kryetaren Kusari – Lila për angazhimin e saj në lidhje me çështjen e komuniteteve dhe integrimin e tyre. Dua ta falenderoj veçanërisht për krijimin e lehtësive për procesin e kthimit të komuniteteve dhe ri – integrimin e tyre në shoqërinë kosovare. Gjithashtu e vlerësojmë punën që është bërë në lidhje me dialogun ndërfetar, prandaj edhe ofrojmë vazhdimin e bashkëpunimit të sinqertë në mes të organizatës sonë dhe komunës së Gjakovës”, ka thënë mes tjerash ambasadori Schlumberge.

Ambasadori Schlumberge ka ka folur edhe për aktivitetin e OSBE-së në lidhje me çështjet e barazisë gjinore, me ç’rast ka premtuar ndihmë konkrete për aktivitetet e këtij lloji në Gjakovë, me theks të veçantë aktivitetet e Grupit të Grave Asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjakovës.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)